E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj i drejtohet Egjiptit, për njohje të Kosovës

Në ditën e dytë të vizitës në Egjipt, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takime me përfaqësues të Qeverisë së përkohshme të këtij shteti.

Hoxhaj ka kërkuar nga Qeveria e Egjiptit, që sa më parë që të jetë e mundur të njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, si dhe të ushtrojë ndikimin e saj, në vendet e tjera arabe, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Ministri mësohet të ketë marrë premtime pozitive nga drejtuesit egjiptianë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›