E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Nigeria nuk ka njohur Kosovën

“Pacolli sipas zakonit nuk flet të vërtetën”. Kështu ka reaguar ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, pas takimit të mbajtur ditën e sotme me homologun nga Maqedonia, Nikola Popovski, në kundërpërgjigje të deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, se Nigeria është në proces të njohjes së Kosovës.

"Ambasadori jonë në Nigeri, para një ore është pritur nga zyrtarë nigerianë, ku i është thënë se Nigeria nuk e ndërron qëndrimin e vet dhe nuk e njeh shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës ", tha kryediplomati serb.

Sipas fjalëve të tij, “ Pacolli është burim jo i besueshëm i informacioneve”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›