E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj në Panama, lajm qendror në Amerikën Latine

Vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në Panama dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, kanë zgjuar interesim shumë të madh të medieve në pothuaj të gjitha shtetet e Amerikës Latine. Qindra medie të shkruara dhe elektronike kanë prezantuar këtë vizitë dhe rezultatet e rëndësishme të saj.

Mediet latino amerikane, kanë veçuar dakordimin ndërmjet ministrit Hoxhaj dhe homologut panamez Nunez Fabrega, për hapjen e Ambasadës së Kosovës në këtë shtet, duke e quajtur hap të rëndësishëm për Kosovën dhe duke e vlerësuar Panamanë si portë të Kosovës për të vendosur dhe fuqizuar raportet me shtetet e tjera të Amerikës së Jugut.
Në lajmet e shumta të transmetuara, Hoxhaj dhe Nunez Fabrega citohen duke shprehur vullnetin e dyanshëm për fuqizimin e marrëdhënieve në shumë fusha ndërmjet Kosovës dhe Panamasë.

Po ashtu, mediet latine kanë transmetuar të dhëna afirmative rreth progresit që është shënuar në Kosovë, numrit të shteteve që e kanë njohur shtetin e Kosovës etj. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›