KFOR-i përfshihet në aksidente trafiku

Një veturë zyrtare e KFOR-it dhe një veturë “Mercedes” me traga vendore janë përfshirë sot në një aksidente trafiku rreth orës 10:20 në Magjistralen Deqan -Pejë.
Sipas hetimeve të Policisë së Kosovës, në vendngjarje, mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur për deri sa makina e KFORI-it ishte duke qarkulluar ne aksin rrugor nga drejtimi i Deçanit në drejtim të Pejës. “Gjate qarkullimit në atë rrugë kur arrin ne fshatin Raushiq, i njëjti në mënyrë te pa sigurt merr kthim ne te majtë për te shkuar ne fshatin Italian me çka i bllokon rrugën automjetit civil i cili ne pa mundsi t’i ik aksidentit me pjesën e par anësore te majtë përplaset në automjetin e KFOR-it në pjesën e parë të majtë ku shkaktohen dame materiale”, bënë të ditur Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun, Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës- Pejë.
Lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i mjetit Mercedes, shtetasi i Kosovës E.I.(1975), pasagjerët, shtetasja H.I.(1975),shtetasi B.Rr.(1988) dhe shtetasja D.Rr.(1992),ku te gjithë te cekurit më lartë janë dërguar ne Spitalin Rajonal te Pejës, dhe pas marrjes se ndihmës së parë të gjithë personat janë liruar në shtëpi pasi qe bazuar në konstatimin mjekësor , kanë pasur lëndime te lehta trupore.
Për ketë rast është njoftuar edhe Prokurori i shtetit - Departamenti i Krimeve te Përgjithshme Peje. Ne vendin e ngjarjes ka marr pjesë edhe Policia Ushtarake e KFOR-it. /Indeksonline/