E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj vizitë zyrtare në Shqipëri

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti, sot po qëndron për një vizitë zyrtare në Tiranë, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ministri Hoxhaj, përveç takimit me homologun Panariti do të zhvillojë takime edhe me liderët e tjerë kryesorë institucionalë e politikë të Republikës së Shqipërisë.

Ministri Hoxhaj do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli si dhe me liderët e partive politike e përfaqësues të jetës akademike e shoqërore në Shqipëri.

Dy ministrat e jashtëm, Hoxhaj e Panariti do të nënshkruajnë edhe një protokoll bashkëpunimi, i cili pritet të ketë rezultate të rëndësishme në avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve tona./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›