Hudgens nuk pëlqen teknologjinë
Aktorja Vanessa Hudgens dëshiron që të largojë nga jeta e saj pajisjet teknologjike, pasi sipas saj njerëzit janë bërë skllav të tyre.
Ylli i filmit Spring Breakers pesë ditët e fundit nuk e ka kontrolluar telefonin e saj ndërsa ka insistuar se njerëzit duhet të përdorin më pak celularët e tyre.
Nëse jeni të brengosur që po qëndroni shumë në celularin tuaj, atëherë juve me të vërtetë po u mungon gjithçka që ndodhë në realitet, ka thënë aktorja amerikane për revistën Marie Claire. P.K