E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Topalli nuk i hedh sytë kompjuterit 1.3 milionë lekësh, përdor iPad-in

topalli e berishaE shpalli me krenari si një ndër projektet më të rëndësishme të saj, atë të blerjes së kompjuterëve për sallën plenare e as denjon tu hedhë sytë.

Por Jozefina Topalli dhe Sali Berisha, të ulur krah më krah në seancën e sotme parlamentare, kanë preferuar të përdorin iPad-et e tyre.

Siç edhe shihet nga fotoja, tashmë dy anëtarët e thjeshtë të Kuvendit nuk kanë denjuar të hapin kompjuterët, që jo vetëm do ti kushtojnë sa qimet e kokës shqiptarëve, por dhe vizualisht shëmtonin sallën e parlamentit.

Pak ditë më parë, ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, sqaroi se tenderi për blerjen e kompjuterëve është bërë që në dhjetor të vitit të shkuar./l.ç

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›