Hudhri per Kadarene Klime e pershtashme per te marre Nobelin

Shkrimtari i shquar i letrave shqipe Ismail Kadare i cili vetëm pak ditë më parë u nderua me çmimin “La risa de Bilbau” çmim, i cili i jepet shkrimtarëve për veçantinë e lëvrimit të humorit të zi kafkian. Botuesi i veprave të tij Bujar Hudhri thotë se: ky çmim është i rëndësishëm pasi ka kapur thelbin e veprës së Kadaresë ashtu si dhe “Princi i Austurias”, madje Hudhri thotë se ka qenë me të dhe këto ditë, por Kadareja është ndër ato shkrimtarë ku nuk i bëjnë më përshtypje çmimet
Hudhri e cilëson si klimë të favorshme sivjet për Kadaren për marrjen e çmimit Nobël në letërsi, por ai pranon se biseda që e bezdis më shumë shkrimtarin e shquar Kadare është biseda rreth Nobelit.
Kadare gjatë gjithë këtij viti i është dedikuar variantit të tretë të sprovës letrare “Mosmarrëveshja”që e ka plotësuar me fakte të reja.
Ismail Kadare konsiderohet si shkrimtari kombëtar i Shqipërisë.
Librat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të ndryshme të botës.