E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbreteresha Magjikecel sezonin artistik ne Cirkun Kombetar

Cirku Kombëtar ka çelur sezonin e ri artistik me shfaqjen “Mbretëresha Magjike”, ku artistët më të mirë të cirkut performuan pjesët më të zgjedhura ndër vite. Drejtori i komanduar Kristi Bello deklaroi se synimet janë që të kthejnë vëmendjen e publikut drejt cirkut dhe për këtë do të punohet me rritjen e cilësisë së shfaqjeve dhe kushteve teknike.

Gjithashtu Bello tha se për këtë gjashtëmujor buxheti është 5 milionë lekë për vendosjen e shfaqjeve të reja. Ndërkohë që edhe rrogat e artistëve me marrjen statusit kombëtar janë dyfishuar
Për rreth një orë një panel i zgjedhur, por edhe pjesëmarrja e fëmijëve të shumtë shijuan shfaqjen e larmishme ku performuan edhe artistët e X factor si të ftuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›