E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hugh Jackman lë aktrimin

h1Aktori Hugh Jackman ka njoftuar se do të lë aktrimin për një kohë.

Ylli i filmit The Wolverine, ka thënë se do të pushojë për një kohë nga industria e filmit pasi ai ndjehet i lodhur pas roleve të realizuara në katër filma të njëpasnjëshëm.

Do të largohem një kohë, nuk e di nëse do të pushoj një vit. Ky film është i katërti me radhë. Po bëhem shumë lakmitar, ka thënë Jackman gjatë emisionit The Kyle and Jackie O Show.

Aktori 44 vjeçar është dashur që të tregojë trupin e tij në filmin e ri.

The Wolverine që është pjesë e X-Men, por ai ka thënë se nuk shqetësohet për këtë gjë, pasi sipas tij është detyrë e aktorit që të bëjë këto gjëra.

Besoj se i njihni burrat që kanë dëshirë të zhvishen, unë nuk jam njëri prej tyre, por nuk e kam problem pasi aktorët duhet ta bëjnë këtë. Kjo është pjesë e profesionit, ka thënë Jackman. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›