E Hënë, 2 Nëntor 2026

Humb jetën 20-vjeçari në aksidentin në Ksamil

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Ksamil, ku ka humbur jetën 20-vjeçari Antonio Mateli.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 18:10, në rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës, një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. Gj., rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri i automjetit, Antonio Mateli, rreth 20 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›