E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e kësaj të hëne në një pallat 30-katësh në Golem, një nga ndërtesat më të larta në bregdetin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një apartament në pallat, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Burimet bëjnë të ditur se ekipet e emergjencës po hasin vështirësi në ndërhyrje për shkak të lartësisë së objektit, ndërsa po punohet për lokalizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në apartamentet e tjera.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende dhe pritet të zbardhen pas përfundimit të hetimeve.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›