E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jetën 46-vjeçari në Lezhë/ Shkoi për të peshkuar por ra në kontakt me energjinë

Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në Lezhë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se viktima, teksa ka qenë duke peshkuar pranë urës së ‘Prekanit’ në Shënkoll të Lezhës, dyshohet të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së viktimës.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›