Humb jetën mjeku i QSUT në aksident, makina e Vanion Cinarit u përplas në Sauk, një viktimë në rrugën Lezhë-Laç

Është rënduar bilanci i aksidentit që ndodhi një ditë më parë në rrethrrotullimin e Saukut, ku si pasojë e përplasjes së fortë të tre automjeteve, mjeku specializant në QSUT, Vanion Cinari ka humbur jetën. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk u mbijetoi dot plagëve.
Nga aksidenti i trefishtë në Tiranë, mbeti e plagosur dhe një 32-vjeçare Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimit ka ndërtuar dinamikën e aksidentit.
Pas dëshmive të marra dhe drejtuesve të tjerë të mjeteve por edhe pas verifikimit të disa kamera sigurie rezulton se, mjeti qe drejtohej nga Vanion Cinari po shkonte ne drejtim të autostradës së Elbasanit, ai dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë ka tentuar të parakalojë dhe pasi ka humbur drejtimin ka kaluar në korsinË tjetër dhe ka goditur mjetin e drejtuar nga Alba Shehaj.
32-vjeçarja gjithashtu humbi drejtimin dhe është përplasur me trafikndarësen ndërkohë në aksident është përfshirë edhe një mjet tjetër, por pa dëmtime dhe pa të lënduar.
Ndërkohë mëngjesin e kësaj të mërkure një tjeter viktimë u shënua si pasojë e një aksident rrugor në aksin “Lezhë-Laç”. Një kamion ka përplasur një kamionçinë, drejtuesi i të cilës ka humbur jetën në vend./vizionplus.tv