Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë poshtë

Një person ka humbur jetën këtë të mërkurë në fshatin Babunjë e Re të Bashkisë Divjakë, pas përmbysjes së traktorit me të cilin po punonte.
Sipas informacioneve të para, tragjedia ndodhi kur drejtuesi i traktorit llogariti gabim një kthesë, duke bërë që mjeti të rrëshqasë rreth një metër poshtë dhe të përmbyset mbi të.
Ashtu siç raporton korrespodentja e RTSH-së, Anila Sefa, drejtuesi i traktorit ka mbetur i bllokuar poshtë mjetit dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Viktima kishte përvojë mbi 20-vjeçare si traktorist ndërsa disa vite më parë, ai ishte plagosur në një nga këmbët si pasojë e një aksidenti me frezën e traktorit.
/rtsh.al/