E Martë, 3 Nëntor 2026

Humb jetën polici në Kaçanik, u qëllua në hyrje të banesës

PRISHTINË, 2 prill/ATSH/ Një polic ka humbur jetën në Kaçanik pasi ishte gjetur i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës së tij të martën rreth orës 23:00.

Ai u transportua për në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve, tha për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Bëhet e ditur se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se ende nuk dihen rrethanat.

“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’ në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër.  Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK. Hetuesit dhe ekspertët kriminalistikë rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje”, ka thënë Veseli. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›