E Hënë, 2 Nëntor 2026

Humb jetën punëtori në Shëngjin-Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe bie nga skela

Një 32-vjeçar ka humbur jetën  pasditen e sotme teksa po montonte disa skela në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit pranë bustit “Willson”.

Sipas policisë, sot rreth orës 16:45 dyshohet se 32-vjeçari me iniciale Z.L  ka rënë nga lartësia si pasojë e kontaktit dhe ka humbur jetën.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Ëillson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›