E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Tour de France 2025”, Thymen Arensman dominon Pirenejtë, Pogaçar gjithmonë e më afër triumfit të madh

Etapa e 14-të e “Tour de France 2025” ishte njëra prej më emocionueseve në program pasi u zhvillua në Malet Pireneje dhe çiklistëve u desh që të ngjiteshin në plot tre maja me pendenca të forta.

Fituesi i etapës së sotme ishte Thymen Arensman. Holandezi i “Ineos Grenadiers” mori pjesë në grupin që sulmoi në Tourmalet, më tej në Col de Peyresourde arriti të shkëputej duke kapur edhe fanellën “pois”, Lenny Martinez, dhe më pas nuk u ndal më duke kaluar i pari finishin në Superbagneres.

Pas shpatullave të tij ishte dyshja Vingegaard-Pogacar. Çiklisti slloven nuk sulmoi sot për të fituar etapën, por u mjaftua me administrimin e forcave madje kontrolloi mjaft lehtë Vingegaard. Etapa e 14-të kishte mjaft rëndësi pasi pendencat e Tourmalet detyruan Remco Evenepoel që të tërhiqej nga “Grande Boucle 2025”.

Tre të parët e etapës së 14-të

01ARENSMAN Thymen    INEOS Grenadiers                     04:53:35

02POGACAR Tadej            UAE Team Emirates-XRG            + 01:08

03VINGEGAARD Jonas   Team Visma | Lease a Bike       + 01:12

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›