Humbën orientimin duke eksploruar Parkun Kombëtar të Llogarasë/ Policia shpëton dy turistët francezë

Dy turistë francezë janë shpëtuar nga policia në Vlorë.
Turistët, duke eksploruar Parkun Kombëtar të Llogarasë, hasën vështirësi në terrenin e pyllëzuar dhe humbën orientimin, duke kërkuar ndihmë nga shërbimet e Policisë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e Bashkisë Himarë, nisën kërkimet.
Pas tre orësh përpjekjesh në kushte të vështira, ata u lokalizuan dhe u transportuan pranë hotelit ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al