E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbën thellë në zgjedhje, Meta i shkon në zyrë Sali Berishës

Humbën thellë në zgjedhje, Meta i shkon në zyrë Sali

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar ditën e sotme në selinë blu, ku ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha.

Burime për media bëjnë me dije se Meta do të zhvillojë një takim “tet-a-tet” me Sali Berishën. Takimi ky që vjen vetëm 3 ditë pas zgjedhjeve vendore, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i Berishës dhe Metës, humbën thellë.

Të dy liderët pas zgjedhjeve deklaruan se votat u ishin vjedhur dhe kjo ishte arsyeja e humbjes. Kujtojmë që Partia Socialiste në këto zgjedhje arriti të siguronte 53 bashki, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” vetëm 7 bashki.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›