Humbet 2 mijë euro në bixhoz: Më grabitën shqiptarët

Lojtar bixhozi / Foto arkiv
Një 34-vjeçar italian e ka parë veten ngushtë pasi ka humbur 2 mijë euro në bixhoz dhe justifikimi i parë që i ka ardhur në mendje ka qenë nja grabitje nga shqiptarët.
Shitësi ambulant nga Portogruaro është paraqitur në polici dhe ka denoncuar grabitjen e kryer nga tre shqiptarë.
Madje, fantazia e tij ka shkuar edhe më tej, kur ai u ka përshkruar karabinierëve se si ishte mbajtur peng në një stallë, për tri ditë me radhë, derisa e kishin lënë të lirë, pasi kishte paguar 2 mijë euro.
Por mesa duket, dëshmia e 34-vjeçarit ka çaluar në detaje, sepse policia ka zbuluar pas marrjes në pyetje për disa orë se gjithçka ishte thjesht fantazi, për ti shpëtuar llogarisë që do ti jepte të fejuarës për paratë që mungonin.
34-vjeçari ishte zhdukur vërtet për tri ditë me radhë, por këtë kohë e kishte kaluar duke kërkuar fitimin pa lodhje në lojërat e fatit. Ai tashmë do të përballet me akuzën për simulim të krimit. / Corriere della Sera / Përgatiti: Gazmira Ndoja