Humbi jetën në vendin e punës, policia e Korçës arreston dy persona për vdekjen e indianit

Maksim Zisi dhe Spartak Halili janë arrestuar në flagrancë në qytetin e Korçës, pas vdekjes tragjike të një shtetasi indian në një kantier ndërtimi, të cilin e zuri poshtë një copë mermeri.
Dy të arrestuarit mbanin funksionet e drejtuesit teknik dhe përgjegjësit të kantierit.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë, teksa në kantier po kryheshin punime.
Sipas informacioneve, një bllok mermeri ka zënë 47-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme./vizionplus.tv