E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbi kontrollin e mjetit/ Aksidentohet rëndë 31-vjeçari në Lezhë, transportohet drejt Traumës

LEZHË- Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin Lezhë–Shëngjin, pranë lapidarit.

Sipas të dhënave paraprake, i riu , duke drejtuar një automjet tip “Audi”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur rrethues dhe më pas me dy automjete të parkuara.

Si pasojë e përplasjes, ai ka pësuar fraktura të shumta.

Pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›