E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Humbi në zgjedhjet vendore, kryeministri spanjoll Sanchez shpall zgjedhjet e parakohshme: E lexova mesazhin e votës

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka vendosur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend më 23 korrik 2023, pas humbjes që partia e tij mori në zgjedhjet vendore.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Sanchez tha se kishte informuar Mbretin Felipe VI për vendimin e tij për të shpërndarë parlamentin dhe se do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit për të miratuar vendimin.

Ky vendim vjen një ditë pasi partia e kryeministrit “Punëtorët Socialistë Spanjolle” dhe aleati i saj i vogël “Podemos” humbën terren gjatë zgjedhjeve vendore.

“E mora vendimin kur shikoja rezultatet e zgjedhjeve të djeshme. Edhe pse zgjedhjet e djeshme kishin shtrirje lokale dhe rajonale, kuptimi i votës përçon një mesazh që shkon përtej kësaj. Kjo është arsyeja pse, si kryeministër dhe sekretar i përgjithshëm i PSOE, unë personalisht i lexoj rezultatet”, shtoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›