Senatori amerikan në listën e të kërkuarve nga Rusia

Deklarata e senatorit amerikan Lindsey Graham se “rusët po vdesin”, duke iu referuar luftës në Ukrainë, nxiti reagimin e menjëhershëm të Kremlinit, që e vendosën atë në listën e të kërkuarve. Lëvizja e Rusisë vjen pas urdhrit të Shefit të Komitetit Hetues Alexander Bastrykin për procedim penal kundër politikanit Graham, pas komenteve të tij rusofobike.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, dhe zyrtarë të tjerë rusë, e lidhën drejtpërdrejt lavdërimin e Graham për përfitimet e ndihmës së SHBA-së, me komentet e tij për rusët që vdisnin në konflikt.
Në takimin e zhvilluar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Graham vlerësoi se ndihma financiare e SHBA ndaj Ukrainës në konfliktin rus, janë më të mirat që janë shpenzuar ndonjëherë, raporton Skynews.
Graham, në një takim me Presidentin Volodymyr Zelenskyy në Kiev të premten, pranoi lavdërimet e mikpritësit të tij për ndihmën ushtarake me vlerë 38 miliardë dollarë që nga fillimi i konfliktit në shkurt 2022.
/rtsh.al/