Humbi shikimin ne fluturim, koleget shpetojne pilotin

Nje pilot i aviacionit ushtarak britanik RAF, (Royal Air Force), ka shpetuar nje tjeter pilot, qe pesoi infarkt gjate nje fluturimi.
Personi ishte duke fluturuar me nje avion te vogel dy vendesh Cessna mbi Skoci ne 1676 metra lartesi, kur pesoi infarktin dhe humbi shikimin.
65 vjecari megjithate arriti te shpetoje fale nderhyrjes se nje piloti te aviacionit ushtarak, qe e drejtoi me sukses te ulej ne toke.
Ai u transportua me pas ne spital. Avioni i RAF fluturoi prane atij te pilotit dhe drejtuesi i dha atij permes radios instruksionet e nevojshme.