Humbi thellë në zgjedhjet e 14 majit, Berisha “gjen zgjidhjen”: Votimi të bëhet i detyrueshëm!
Ish-kryeministri Sali Berisha propozon që votimi të bëhet me detyrim. Ai thotë se vendosja e një ligji për ta bërë të detyrueshëm votimin do të ishte një mundësi sipas tij për të ndaluar fenomenin e blerjes së votës.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha solli shembujt e Greqisë dhe të Australisë, vende të cilat e kanë votimin të detyrueshëm.
“Votim i detyrueshëm, se shmang blerjen e votës, se njëra anë është merr këto para dhe mos dil në votim dhe një tjetër merr këto para dhe voto për mua.
Nëse vihet votim me detyrim, siç e ka Greqia dhe Australia, Rama nuk e pranon se e quan kinezeri Kodin Zgjedhor dhe pranon standarde që i lejon atij të manipulojë dhe kontrollojë votën e shqiptarëve”, tha Berisha.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
