E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbin jetën dhe 3 futbollistë. Togo largohet nga Kupa e Afrikës

Rritet numri i viktimave nga sulmi ndaj kombetares se Togos. Tre lojtare te Togos kane humbur jeten pas plageve te marra ne sulmin e ndodhur ne kufirin mes Kongos dhe Angoles. Sipas burimeve zyrtare deri tani ishte e konfirmuar vetem vdekja e shoferit. Nderkaq Togo terhiqet nga Kupa e Afrikes, sipas sajtit te BBC-se.

Ministri i brendshem i Angoles, e ka cilesuar kete sulm si nje akt te
paster terrorist. Sulmi, i cili ka ardhur vetem pak dite nga nisja e
Kupes se Afrikes, eshte marre persiper nga grupi Fronti per Lirine e
Enklaves se Cabinda. “Ky operacion eshte vetem fillimi i nje serie
sulmesh te planifikuara ne territorin e Cabinda”, thuhet ne nje
komunikate te firmosur nga sekretari i pergjithshem i grupit, Rodrigues
Mingas.

Nderkohe, megjithe sulmin, organizatoret e Kupes se Afrikes kane bere te
ditur se turneu do te vazhdoje. Nga ana tjeter, drejtuesit e larte te
FIFA-s, perfshire presidentin Sep Blater kane shprehur menjehere
keqardhjen e tyre per ate qe i ndodhi perfaqesueses se Togos, e cila te
henen do te luante ndeshjen e saj te pare ne grupin gjashte kunder
Ganes.

Kompeticioni kontinental afrikan do te nise te dielen ne Angola. Togo
ndodhej ne grupin B ne turne, bashke me Kosta d'Avorio, Burkina Fason
dhe Ghanan. Ne Kupen e Afrikes, qe do te luhet nga datat 10 deri me 31
janar, pervec Adebajor marrin pjese edhe disa nga futbollistet me te
mire te botes si sulmuesi i Interit, Samuel Eto dhe ai i Chelsea Dider
Drogba.

ALSAT

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›