E Enjte, 5 Nëntor 2026

Humbja e Feyenoord në Tiranë shkakton trazira në Roterdam, arrestohen 72 tifozë, plagosen dy policë

Humbja e Feyenoord në finalen e Ligës së Konferencës ka sjellë revoltimin e tifozëve në Roterdam të cilët kanë hedhur fishekzjarrë dhe pishtarë, kanë thyer xhama, kanë shkatërruar tramvajë dhe autobusë. Policia e Roterdamit ka arrestuar 72 persona ndërsa ka bërë me dije se priten arrestime të tjera. Media holandeze nos.nl shkruan se është përdorur ujë për shpërndarjen e tifozëve. Po ashtu, dy oficerë policie kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur me gurë dhe gota.

“Policia përdori katër topa uji për të dëbuar njerëzit. Policia u vendos edhe me kalë dhe akuzat u kryen nga policia e trazirave. Gjithashtu u shkatërruan një tramvaj dhe një autobus. Biçikletat dhe skuterat e përbashkëta u shpërndanë aty-këtu në rrugë. Dy oficerë u plagosën nga një gotë dhe një gur. Ata u trajtuan nga mjekët ndihmës, por nuk u desh të shkonin në spital”, shkruan media holandeze.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se të gjithë përgjegjësit e trazirave do të vihen përpara përgjegjësisë, ndërsa bëri me dije se po sigurohen të gjitha pamjet për të gjetur përgjegjësit. “Hapi tjetër është sigurimi i pamjeve në mënyrë që të zbulojmë se kush është përgjegjës. Ne jemi duke punuar për këtë tani.”, tha zëdhënësi. Disa ekrane të mëdha u instaluan në Roterdam për të parë ndeshjen. Stadiumi i Feyenoord-it, De Kuip, ishte plot. Ngjarjet u organizuan gjithashtu në Stadhuisplein dhe Willemsplein.

Ndërkaq, NOS, shkruan se në Tiranë mbrëmjen e 25 majit, gjatë ndeshjes nuk ka patur asnjë incident mes tifozëve të Romës dhe Feyenoord, por një natë para finales së Ligës së Konferencës 12 tifozë honaldezë u arrestuar nga policia shqiptare pas përplasjes me tifozët itaianë dhe efektivët e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›