Një avion i posaçëm dedikuar Maradonës

Kombëtarja e Argjetinës do të ketë një avion të posaçëm për të udhëtuar drejt Katarit, në pjesëmarrjen e Kupës së Botës. Tifozët e Diego Armando Maradonës kanë avionin e parë që i bën homazh atij me imazhe dhe memoriale të tij, të vendosura në trupin dhe brendësinë e avionit. Ky avion do të mbërrijë në Kupën e Botës Katar-2022, me përfaqësuesen e Argjentinës, njoftuan krijuesit e tij. ‘Tango D10S’ është prezantuar në aeroportin Morón në Buenos Aires, në një ceremoni ku ishin të pranishme edhe Dalma e Gianinna Maradona, dy vazjat e ish-lojtarit të kombëtares Argjentinase.
Avioni i Maradonës është zbukuruar me ngjyrat e flamurit argjentinas, bojëqielli dhe të bardhë e hapur, në anët e tij imazhin janë vendosur imazhet e Diegos duke puthur Kupën e Botës dhe ajo që personifikon “dorën e Zotit” në golin kundër Anglisë. Brendësia e avionit është tërësisht e dekoruar me relike të Maradonës dhe e pajisur me një sistem që i lejon të pranishmëve të shohin imazhe dhe të dëgjojnë zërin e lojtarit që u nda nga jeta në vitin 2020.
“Unë mendoj se është një ide brilante krijimi i avioni të tillë që përcjell imazhin e lojtarit më të mirë në histori,” tha për shtypin kampioni i botës i vitit 1986 Sergio Batista. “Të mos kesh Diego të pranishëm dhemb shumë. Ky eshte Boterori i pare pa lojtarin me te mire ne bote. Ai na mungon shume, por per ne ai eshte gjithmone aty, ai permendet gjithmone kur bashkohen djemte e ’86”, – shtoi ai. Mendohet që ai avion të udhëtojë paraprakisht në Meksikë, Napoli e Dubai, të gjitha vendet që ishin emblematike në jetën e Maradonës. Për ta mbyllur udhëtimin me kombëtaren e Argjentinës në pjesëmarrjen në Kupën e Botës, Katar 2022.