E Enjte, 5 Nëntor 2026

Humbja e thellë e opozitës në zgjedhje/ Meta shkon në selinë e PD, takohet me Berishën

Tre ditë pas humbjes së madhe të opozitës në zgjedhje, kreu i Partisë së Lirisë ka shkuar mëngjesin e kësaj të mërkure në selinë blu.

Meta po zhvillon një takim me liderin e demokratëve Sali Berisha.

Analiza e zgjedhjeve mësohet se do të jetë tema e diskutimit mes dyshes së koalicionit Bashkë Fitojmë.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, koalicioni Meta-Berisha arriti të merrte vetëm 7 bashki, ndërsa pjesa tjetër u fitua nga mazhoranca socialiste.

Ndërsa PD zyrtare që u përfaqësua nga Enkelejd Alibeaj, doli forcë e tretë në këto zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›