E Enjte, 5 Nëntor 2026

Humbja e zgjedhjeve, Basha mbledh Këshillin e Kryetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të mbledhë pasditen e së martës Kryetarët e Degëve të kësaj partie. Fokusi i mbledhjes do të jetë analiza për humbjen e PD-së në zgjedhjet e 6 Marsit. 

Një ditë më parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, shumë deputetë i kërkuan zotit Basha të marrë përgjegjësinë e kësaj humbjeje dhe të dorëhiqet nga posti i Kryetarit të PD-së. 

Nënkryetari demokrat Agron Gjekmarkaj hodhi hapin e parë dha dorëheqjen nga posti i tij. Ndërkohë Basha dhe disa mbështetës së tij si deputetet Pampuri, Çollaku , Agalliu si edhe nënkryetari Alibeaj, theksuan se zgjedhjet e 6 Marsit ishin një kurth dhe se pati shumë parregullsi. 

Megjithatë pjesa më e madhe e deputetëve si Duma, Salianji, Mziu, Bushati, etj thanë se është koha që demokratët të reflektojë edhe për këtë humbje, të cilën e quajten tronditëse për Partinë Demokratike. 

Madje sot në rrjete sociale një nga mbështetesit e Bashës, Ervin Salianji ka theksuar se Basha është një barrë e rëndë për opozitën dhe se duhet të krijojë mundësinë që PD të zhvillojë zgjedhje. Ai ka bërë përgjegjes Bashën për humbjen duke e çuar PD-në sipas Salianjit në forcë të tretë politike në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›