Humbja që i kënaqi të gjithë
Jabloneci e mësoi kundërshtarin e tij. Flamurtari do të ndeshet me skuadrën çeke në turin e dytë të Europa League, ndonëse e vështirësoi jo pak kualifikimin në sfidën e dytë me Buduçnostin. Kuqezinjë u mpoështën në stadiumin e tyre me shifrat 1-2, duke lëshuar shumë në pjesën e dytë, teksa kishin mbyllur 45 minutat e para në avantazh 1-0. Megjithatë, djemtë e Maganit (që nuk u ul një çast në fraksionin e dytë të lojës) arritën të kalojnë më tej duke iu falur fitores 3-1 në “Pod Goricom”.
Flamurtari zbret në fushën e lojës me një 4-4-2 klasik. Magani kishte hedhur nga fillimi Moçkën në portë, Sakaj, Brahja Veliu e Ahmataj në mbrojtje, Arbëri, Lena Kuqi, Begaj në mesfushë dhe në sulm dyshen Xhafaj-Shehaj. Rivalët malazezë nuk kishin bërë shumë ndryshime nga sfida e parë. Ndeshja nis e qetë, rastet për gol mungojnë teksa spikat qarkullimi i topit nga vlonjatët dhe tentativat për zbritje të shpejta, por që në shumicën e rasteve përfundojnë me pozicion jashtëloje. Por pikërisht në një vertikalizim të tillë, Lena do të pasojë saktë për Ardit Shehajn, që lë pas të gjithë mbrojtjen mike dhe përpara portierit Dragajeviç ka të gjithë kohën e nevojshme për të gjetur rrugën e rrjetës. 1-0 dhe mijërat e tifozëve që kishin mbushur shkallët e stadiumit “Flamurtari” janë në festë. Buduçnosti nuk ka forcë për të reaguar dhe ngushëllohet vetëm me një freskim që gjyqtari maltez u lejon skuadrave në minutën e 28-të. Pjesa e mbetur e minutave do ta shohë Flamurtarin më të orientuar në drejtim të portës mike, por vlonjatët, mbase të qetësuar nga goli i shënuar, nuk i marrin seriozisht disa aksione që mund të kishin përfunduar me sukses. Sidiqoftë, skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë trajnerët hedhin të njëjtat formacione që filluan edhe sfidën. Flamurtaro duket më kërkues, por mes sulmuesve vlonjatë dhe pozicionit jashtëloje do të ketë një marrëdhënie të gjatë. Të paktën deri kur vlonjatët do të ndërgjegjësohen se mund ta humbasin sfidën. Dhe kjo ndodh në harkun e 4 minutave. Në fillim Boskoviç barazon rezultatin. Hyn në zonë pas disa kombineveme të shkëlqyera me shokët e tij, driblon Brahjen dhe nga një pozicion i prirët lëshon një të djathtë të harkuar. Shtanget portieri Moçka, i cili nuk mund të bëjë asgjë për të parandaluar golin. Por nëse rasti i parë ishte meritë e malazezëve, në të dytin futet në aksion edhe kryesori maltez. Një ndërhyrje në zonë e Brahjes cilësohet si e parregullt dhe penalltinë për Buduçnostin e kthen në gol Boskoviç. 1-2 në Vlorë dhe Flamurtari duket se po rrezikon ta çojë përballjen në shtesë. Megjithatë, kuqezinjtë