Inva Mula refuzon të jetë Violeta në Arena
Ermonela Jaho do të jetë e vetmja Violeta Vlery në Arenën e Veronas. Ndryshe nga çfarë kishin planifikuar organizatorët, që 10 shfaqjet e operas “Traviata” të ndaheshin mes dy sopranove shqiptare Ermonela Jaho dhe Inva Mula. Kjo e fundit ka “refuzuar” të jetë në shfaqjet e 16 dhe 21 korrikut, për arsye shëndetësore. Por pavarësisht kësaj, është gjetur menjëherë zëvendësuesja e sopranos Inva Mula. Violeta tjetër që do të interpretojë në operan “Traviata” të Verdit është zgjedhur te jetë rumunia Elena Mosuc, që do të veshë “rrobat” e protagonistes së mbrëmjeve operistike në Verona. Kjo e fundit ka interpretuar disa herë këtë rol, por ndryshe nga Mula ajo do të mbështetet në interpretimin e saj në Verona nga një tjetër soprano e pikërisht Lana Kos. Sopranoja rumune ka pranuar me kënaqësi të zëvendësojë Inva Mulën në shfaqjet e radhës në Festivalin Lirik të Operas, që po zhvillohet në Arena të Veronas.