E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbje e paster Argjentine- Shqiperi 4 me 0

Asnjë surprizë kuqezi në miqësoren e luksit kundër Argjentinës. Në “Monumental” të Buenos Aires, skuadra shqiptare është mundur pastër 4-0 nga Lionel Messi me shokë, por mund të kishte shkuar dhe më keq. Argjentinasit do të dominonin totalisht, ndërsa skuadra e re dhe e improvizuar e Josip Kuzhe nuk do të gjuante asnjëherë në portën kundërshtare.

Gjithcka e lehtë për vendasit që do të conin drejt golit të katër sulmuesit e tyre. I pari Ezequel Lavezzi. Sulmuesi i Napolit do të kalonte Argjentinën në avantazh në minutën e 5-të, pas një asisti perfekt të Messit. Ky i fundit mban premtimin dhe shënon golin e dyfishimit për formacionin vendas në minutën 42-të të takimit.

Me rikthimin në fushë, asgjë nuk ndryshon. Futbollistët shqiptarë e kanë të vështirë të bëjnë dy pasime radhazi, ndërkohë që dehen nga magjia e kundërshtarëve të tyre. Goli i trete nuk vonon dhe në të 75-en, Aguero do të dërgonte topin në rrjetë, pasi do të eliminonte gjithë mbrojtjen kuqezi.

Miqësorja historike e kombëtares së Shqipërisë do të vulosej me golin e katërt të Tevez, që në të njëjtën kohë do t’i jepte fund frikës se skuadrës kuqezi dhe trajnerit të saj Josip Kuzhe për një humbje akoma më shkatërimtare.

Nertan Prifti  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›