E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Amerikes Argjentina perballe Brazilit

Brazili shpreson të ruajë titullin kampion në Kupën e Amerikës, e cila do të nisë më 1 korrik në Argjentinën. Gjithsesi, ‘Selecao” do tëpërballet me rivalitetin e fortë të formacionit vendas dhe Uruguait në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor. Mbrojtësi Milanit, Thiago Silva ka parnuar vështirësinë e këtij turneu por, sipas tij Brazili i ka të gjitha mundësitë të ruajë titullin kampion.

"Ne jemi favoritë ashtu si Argjentina, por një tjetër skuadër e fortë në listë është edhe Uruguai. Ne jemi gati të përballemi me tan ë të gjitha fazat e turneut”, ka thënë mbrojtësi që kërkohet nga Barcelona. Kupa e Amerikës është shumë e rëndësishme për Brazilin, që si organizator i Botërorit 2014 nuk do të luajë në eliminatore.

Po ashtu, ky kompeticion është i pari për trajnerin Mano Menezes, i cili zëvendësoi në pankinën braziliane Carlos Dunga. Në prag të nisjes për në Argjentinë, trajneri ka marrë lajme të mira nga Alexandre Pato, i cili është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në shpatull.

Brazili ka fituar dy Kupat e fundit të Amerikës në vitin 2004 dhe 2007 duke mundur në finale pikërisht rivalët e përjetshëm të Argjentinës. Pesë herë kampionët e Botës do të luajnë ndeshjen e parë më 3 korril kundër Venezuelës, ndërsa kundërshtarë të tjerë për brazilianët në grupin B janë Paraguai dhe Ecuadori.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›