E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbje, vetem per te mesuar

Emocione dhe lot, pas humbjes se fundit te Hofenheimit. Ekipi gjerman u munde 4-1 nga Leverkuseni. Para tifozeve, lojtaret e kishin veshtire te gjenin nje justifikim, madje ata jane larguar te perlotur nga fusha, duke mos dhene as intervista pas ndeshjes. Kritikave, lojtaret iu jane pergjigjur: "Ne mesojme nga humbjet". Gjithsesi, nje ekip modest eshte ne maje te futbollit gjerman. Sulmuesi Boubakar Sanogo thekson: "Tani nuk duhet te flasin te gjithe keq, thjesht sepse ne kemi luajtur nje ndeshje keq. Do te rikthehemi serish te forte".

Kapiteni i kombetares po sherben si negociator mes klubit dhe sulmuesit

Lala "menaxher" i Salihit, e deshiron tek Hanoveri

Hanoveri eshte duke monitoruar sulmuesin e Riedit, Hamdi Salihin. Klubi gjerman synon nje sulmues dhe aktualisht, bazuar ne mediat e huaja, drejtuesit e Hanoverit po vezhgojne lojtarin e kombetares sone. Ne radhet e Hanover '96, prej 10 sezoneve ben pjese kapiteni i kombetares, Altin Lala. I njohur me nofken 'xhuxhi", Lala mesohet te jete njeriu qe ka propozuar dhe ka bere reklame falas per emrin e Hamdi Salihit. Altin Lala eshte shnderruar ne nje njeri me influence ne klubin e Hanoverit. Aktualisht kapiteni i kombetares sone vazhdon fazen riaftesuese, pas nje operacioni ne shpine. Influenca e tij, gjate 10 vjeteve, ne klubin e Hanoverit, eshte rritur vazhdimisht. Edhe pse ne fund te karrieres, drejtuesit e Hanoverit i kane sugjeruar lojtarit qe te zgjase kontraten, per te qene me pas edhe pjese drejtuese e klubit. Ne fakt, Salihi nuk ka nevoje per reklame, sepse shifrat jane dhe flasin me qarte, ne favorin e tij. Duke mos i bere llogarite me golat e shumte qe Salihi ka shenuar ne kampionatin tone, sulmuesi i Riedit, nje sezon me pare shenoi 12 gola, ne 33 ndeshje te kampionatit. Kete vit,edhe pse ka qene i demtuar, Hamdi Salihi eshte serish protagonist ne sulm, duke shenuar 4 gola, ne 14 ndeshjet kampionati. Ai njihet si nje nder sulmuesit me interesante te kampionatit austriak. Hamdi Salihi ishte ne dileme per te levizur edhe gjate merkatos se veres se kaluar, edhe ne dimer. Drejtuesit e Riedit nuk donin qe sulmuesi te largohej. Deshira e Salihit eshte qe te luaje ne nje kampionat me te forte dhe Gjermani shihet pista e pare per te, ne merkaton e radhes. Pas kalimit ne Austri, Hamdi Salihi i ka refuzuar ofertat qe i kane ardhur nga vendet e lindjes, edhe pse kushtet financiare kane qene me te mire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›