E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati pas derbit: Interi meritoi nje fitore 7-0!

Presidenti i Interit, Masimo Morati thekson se, Interi me rastet e humbura ne ndeshjen derbi me Milanin, nuk arriti dot te shpalose performancen me te mire, pasi zikalterit mund te kishin fituar me nje rezultat shume me te thelle. Sulmuesi Adriano shenoi golin e pare dhe Dejan Stankovic dyfishoi shifrat, ne pjesen e pare. Aleksando Pato arriti te shkurtonte diferencen e golave, ne pjesen e dyte, pa mundur dot te shmange humbjen e Milanit. Goli i pare i Adrianos eshte shoqeruar me polemika, sepse sulmuesi brazilian, i ndihmuar edhe nga krahu, e dergoi topin ne rrjete. "Nuk jam i sigurt per golin e Adrianos, mund te kete qene edhe nje lloj hendbolli ne ate moment, por ne mund te kishim triumfuar ne shume raste te tjera". - u shpreh Morarti. "Ne nje ndeshje te shkuar derbi, rezultati eshte mbyllur 4-3, kurse per ndeshjen e fundit mendoj se duhet te kishte perfunduar thelle, 7-0, ne favor te Interit". Per rezultatin ne fund, presidenti zikalter thekson se e rendesishme ishte qe Interi shenoi tre pike, ne nje ndeshje derbi. "Pavaresisht se nuk mundem te fitonim me thelle, gjeja me e rendesishme eshte se ne derbi, shenuam nje rezultat pozitiv dhe e arritem kete duke treguar force dhe karakter." Per lojen ne derbi presidenti Morati shprehet: "Ne luajtem nje ndeshje te madhe dhe ishte gje e bukur te shihje ndeshjen". Adriano me paraqitjen e fundit i ka dhene fund problemeve dhe mosmarreveshjeve me ekipin e tij. "Adriano? Ka fituar mbi gjithcka. Mendoj se trajneri Murinjo beri te pamunduren per ta rikthyer ate, ne ditet me te mira dhe te lumtura", - shtoi presidenti zikalter. Interi, pas fitores se fundit ne derbi kryeson kampionatin italian me 10 pike me shume se Milani, dhe 9 para Juventusit, qe e ndjek ne vend te dyte.

Perballe Mancesterit

Interi do te luaje te merkuren, ndeshjen e Liges se Kampioneve, ndaj Mancester Junajtid. "Ne duhet te jemi sa me te perqendruar, si para derbit me Milanin. Ndeshja e Liges se Kampioneve do te jete nje prove e madhe, qe do te tregoje maturine tone ne arenen nderkombetare. Pritet nje ndeshje e madhe".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›