E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbjet e Inter nxehet Moratti

Titujt e fituar ne sezonin e fundit duket se jane harruar nga Inter i cili ne javet e fundit eshte perballur me krizen e rezultateve qe kane tronditur jo pak pankinen e trajnerit Rafael Benitez. Humbja e ne derbin e fundit kunder Milanit ishte goditja me e rende per zikaltrit dhe trajnerit spanjoll pasi skuadra e tij ka marre kritika te ashpra edhe nga presidenti Massimo Moratti i cili nuk eshte aspak me rezultatin por me shume me lojen e kampioneve ne fuqi te Italise.

Deklaratat e Morattit jane perkthyer si nje ultimatum per Benitez nderkohe qe sipas mediave italiane skuadra e tij duhet te reagoje ne tre ndeshjet e ardhshme mes kampionatit dhe Liges se Kampioneve per te kaluar kete situate te veshtire.
Humbja ne derbi e ka thelluar ne gjashte pike diferencen qe Inter ka tani me kryesuesit e Milanit ndersa renia ne klasifikimin e pergjithshem ka larguar zikalterit nga objektivi zezonal per te ruajtur titullin kampion.

E gjithe kjo situate flet kunder trajnerit Rafael Benitez i cili zevendesoi ne pankinen interiste Jose Mourinhon i cili u largua pasi drejtoi skuadren ne fitimin e titullit kampion kupes se Italise dhe Liges se Kampioneve.

Nderkohe mediat italiane kane shkuar me tej duke publikuar edhe pasardhesit e mundshem te Benitez ne stolin e Interit te cilet jane braziliani Leonardo dhe Luciano Spalleti i cili vetem nje dite me pare eshte shpallur kampion i Rusise me skuadren e Zenit Shen Petersburgut.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›