Miqesorja/ Argjentine-Brazil shtate Kupa Bote zbresin ne fushe
Shtate Kupa Bote pritet te zbresin ne fushe diten e merkure ne nje miqesore luksi mes Argjentines dhe Brazilit. Pasi kane zhvilluar miqesoret e tyre ne Abu Dhabi dhe Derbi te Anglise stacioni i radhes per djemte e Mano Menezes do te jete Katari Doha ku Ronaldinjo do te kete mundesi te riveshe fanellen e Selecao-s per here te pare pas 18 muajsh. Fantazisti i Milanit rikthehet te luaje ne Kombetare pasi Karlos Dunga e la jashte Kupes se Botes Afrike e Jugut 2010. Por me sa duket forma qe Ronaldinjo ka shfaqur kete kohe me kuqezinjte ka ndryshuar mendjen e trajnerit te ri te pese here kampioneve te botes. Argjentine-Brazil eshte sfida qe do te eklipsoje miqesoret e tjera Angli-France Portugali-Spanje dhe Suedi-Gjermani. Kjo do te jete ndeshja e pare e vertete e trajnerit te Argjentines Serxho Batista qe kur ai u ul ne stolin e kombetares. Zevendesit te Maradones do ti duhet te hedhe ne fushe nje formacion pa Esteban Kambiaso dhe Fernando Gago te dy te demtuar. Edhe Batista ashtu si Menezes ka therritur Havier Zanetin. Miqesorja e fundit e Brazilit luajtur ne Amerike eshte ajo kunder luzitaneve te Portugalise me nentor 2008. Qe kur fituan Kupen e Botes 2002 ata kane zhvilluar vetem 3 miqesore brenda ne Brazil duke i zhvendosur ne Europe per shkak te lodhjes se lojtareve.