E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humor ne Durres, per Vilen tek Atletiko e Madridit

Sulmuesi i Teutes, Emiliano Vila eshte nje nga lojtaret me me perspektive, per momentin ne futbollin shqiptar. Paraqitja ne kete sezon me Teuten, si dhe me ekipin kombetar shpresa, por me teper goli qe shenoi ne miqesoren e fundit ndaj Milanit, ka terhequr vemendjen e menaxhereve te huaj. Por lajmi se Vila ben pjese ne planet e Atletikos se Madridit eshte percjelle me humor, mes tij dhe disa shokeve te ekipit ne Durres. I ngacmuar nga lajmi, duke qene se Atletiko e Madridit eshte nje nder ekipet me te forta te kontinentit dhe aktualisht po rivalizon me Valencian, per nje vend ne Ligen e Kampioneve, sulmuesi eshte pergjigjur se e kane ngaterruar me goleadorin me te mire te Euro 2008, David Vilen. Aktualisht sulmuesi i Valencias, Vila eshte nje nga lojtaret me te kerkuar ne merkaton e Veres. Vila ka rezultuar i ndergjegjshem, duke u pajtuar me faktin, se per t'iu bashkuar nje ekipi me emer ne "Champions", duhet qe te tregoje veten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›