Mhill Gecaj: Te zbrazet liqeni artificial

Askush nuk duhet te peshkoje apo te beje plazh ne ujerat e Liqenit Artificial te Tiranes, sepse mund te shkaktoje probleme te renda ne shendet. Nderkohe zbrazja e liqenit eshte rruga e vetme per ta rikthyer ate ne gjendjen e meparshme. Mhill Gecaj, drejtor i ASHR, evidenton se situata 6 dite pas ndotjes ne liqenin artificial te Tiranes, eshte shume e rende. Sipas tij, edhe pas zbrazjes se liqenit, duhet pastruar edhe llumi i cili ka shtresezuar masen me te madhe te ndotjes, pastaj te rimbushet me uje te paster. "Ujerat e Liqenit Artificial te Tiranes jane teper te ndotura dhe e vetmja zgjidhje mbete largimi i plote i ujit. Nderkohe qe ajo qe rekomandoj eshte se asnje qytetar nuk duhet te lahet ne keto ujera, pasi mund ti sjelle probleme ne shendet" ka pohuar drejtori i ASHR-se, Mhill Gecaj. Sipas tij, analizat qe jane kryer deri me tani kane treguar nje ndotje te larte kimike, cka perben nje problem serioz.
Gjallesat
Ndersa kjo pjese e parkut kombetar tashme po shkon drejt degradimit, specialistet paralajmerojne se ai do te kthehet se shpejti ne nje vater infeksioni per zonen. Algat dhe gjallesat e tjera dite pas dite do te perfundoje procesin jetesor, keshtu qe uji i liqenit artificial, pjese e parkut kombetar, sipas Gecaj, do te perngjaje me nje mocal. Fundi do te vije, fillimisht, me asfiksimin e gjallesave dhe me pas me ngordhjen e tyre te ngadalte. Ajo qe frikeson me shume eshte e ardhmja e liqenit. Specialistet e mjedisit thone se ndotja eshte e madhe dhe nderhyrja per te shmangur perhapjen e metejshme eshte pothuajse jorezultative. Nese ne liqen nuk do te kryhet nderhyrje e specializuar, atehere rezervuari premton te kthehet ne kenete, ku nje faktor qe do te ndikoje ne rendimin e situates do te luajne edhe ujerat e zeza qe derdhen ne liqen nga pallatet perreth zones.
Peshku
"Hiqni dore nga konsumi i peshkut te kapur ne Liqenin Artificial, per sa kohe nuk kane dale ende analizat mbi materialin qe ka sjelle ndotjen e tij". Kjo eshte keshilla e vetme qe specialiste te mjedisit kane per qytetaret apo edhe peshkataret amatore, qe hedhin rrjetat dhe kallamat keto dite ne liqen. Keshilla vjen pas dyshimit te pare mbi toksicitetin qe permban lenda e hedhur ne liqen pak dite me pare. Ne Liqenin Artificial, krahas Karasit, peshk qe me shume se per mishin gjuhet per sport, peshkataret gjuajne edhe per Krap.
"Eshte mire qe peshku i liqenit te mos konsumohet, deri ne momentin kur te dalin rezultatet e analizave. Nese kemi te bejme me materiale kimike, konsumimi i peshqve te kapur pas toksikimit, mund te sjelle pasoja per shendetin e njerezve" ka pohuar specialisti Lavdosh Feruniuni mbi rreziqet qe mbart konsumi i peshkut te liqenit gjate ketyre diteve.