E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humus, në qershor me album

Nga Express më 13 janar 2011 në ora 12:20

Rok grupi i njohur kosovar “Humus” pritet që të realizojë albumin e tyre të radhës në muajin qershor të këtij viti.

Edhe pse për një kohë të gjatë jo edhe aq aktiv, “Humus” në vitin që lamë pas ka marrë pjesë në festivalin “Top Fest 7”, ndërkaq edhe pse ishte pranuar në festivalin e RTSH-së në Shqipëri, grupi nuk është parë duke marrë pjesë në këtë festival.

Në vitin që lamë pas, Humus kishin mbajtur edhe disa koncerte “live” ku ishin interpretuar këngët e tyre të njohura, “Asaj”, “Mos”, “Dyfishohen”, etj.

Rok grupi “Humus” është themeluar në vitin 2002 dhe njihet si njëri prej grupeve më urbane në Prishtinë. Edhe pse jo aq aktivë në të gjitha vitet, ata kanë arritur që në repertorin e tyre të kenë një numër të madh këngësh të cilat kanë tema të ndryshme. Ata thonë se kanë stil të ndryshëm dhe në muzikën e tyre ka vokal dhe instrumentale interesante.

Përderisa edhe tekstet kanë kuptim duke ofruar një rok shumë interesant për publikun shqiptar. Grupi “Humus” përbëhet nga: Adnan Dragaj (vokal), Blerim Azizi (bass kitarë), Nderim Ramadani (kitarë) dhe Patriot Neziri (tupana.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›