Eliza më këngë të re (VIDEO)

Nga Ardian Jasiqi më 13 janar 2011 në ora 12:20
Këngëtarja Eliza Hoxha do të lansojë nga dita e sotme (13 janar) spotin e këngës së saj më të re “Të dua vetëm ty”.
Këngëtarja ka zgjedhur që promovimin e këtij spoti ta bëjë në facebook.com, ku edhe ka postuar fotot e spotit më të ri që është realizuar nga kompania “Pixels Production”.
Vitin e kaluar Eliza, përpos punë së saj si arkitekte, kishte realizuar disa spote, përderisa fansat kishin lavdëruar më së shumti spotin e saj që e kishte realizuar në bashkëpunim me Pirro Çakon, ndërkaq kishte marrë pjesë edhe në një numër festivalesh në Shqipëri dhe në Kosovë.