Hungari, besniku i Orban zgjidhet president

Janos Ader ne Parlamentin hungarez
Hungaria ka zgjedhur sot presidentin e ri, pas dorëheqjes së Pal Schmitt-it disa javë më parë.
53-vjeçari Janos Ader, bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit konservator Viktor Orban, është zgjedhur në postin e kreut të shtetit nga parlamenti hungarez.
Ader, bashkëthemelues i partisë Fidesz, aktualisht në pushtet, zëvendëson presidentin e dorëhequr Pal Schmitt, i cili u largua nga posti disa javë më parë, pas skandalit të plagjiaturës. / G.N.