E Diel, 1 Nëntor 2026

Personat e arrestuar në Maqedoni nuk janë terroristë, por bujq e pleq

Foto arrestimesh në Maqedoni

Pas publikimit të fotove të personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e 5-fishtë afër Shkupit, ka shokuar shqiptarët. Pasi nga strukturat shtetërore të Maqedonisë personat e arrestuar ishin cilësuar  terroristët e stërvitur mirë, por në të vërtetë ata janë familje e thjeshtë me profesion bujq.

Me 22 prill 2012, kryeministri Gruevski pati deklaruar se Ata janë shumë mirë të stërvitur dhe me motive shumë të larta që nuk është parë ndonjëherë. Por, unë shpreh bindjen se ata do të kapen dhe do të përgjigjen për veprën mizore që bënë, vranë pesë njerëz të pafajshëm, të cilët, besoj se nuk i kanë njohur e as që e kanë ditur se si quhen në momentin që i vranë.

Por as profili i të arrestuarve e as motivi i vrasjeve në përkojnë me atë që u tha më parë.
Sipas fjalëve të djeshme të ministres Jankullovska, vrasjet janë bërë me motivin “për të krijuar frikë mes qytetarëve të Maqedonisë”. Vallë është i mjaftueshëm ky motiv, që dikush të bëjë vrasje të pesëfishtë?!

Në anën tjetër, të arrestuarit kanë profil komplet të ndryshëm nga ai i cili pretendonte policia.
Sa për ilustrim sjellim profilin e disa prej të arrestuarve dje.

64-vjeçari Qani Aziri nga Sutka e Shkupit, është pensionist kurse profesioni i tij i mëparshëm ka qenë zdrukthëtar. Edhe vëllai i tij i arrestuar Fejzi Aziri,  50 vjeç nuk ka profil “vrasës të trajnuar mirë”. Ai është bujk që merret me punimin e tokës dhe ruajtjen e deleve ndërsa Haki Aziri,  32 vjeç është shofer kamioni.

Asnjëri prej këtyre nuk ka as mjekër dhe mes shokëve dhe njerëzve që i njohin nuk njihen si “radikalë islamistë”.

Edhe profili i 60-vjeçares Feride Bilalli nga fshati Hotël i Likovës, është i çuditshëm. Ajo jeton e vetme në shtëpi në fshatin e saj pasi 3 djemtë e saj me vite punojnë në shtetet perëndimore.  /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›