E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungari permbytjet me te keqija te historise

Hungaria përgatitet që të përballet me përmbytjet më të këqija në historinë e saj moderne, ndërsa Danubi pritet të arrijë rekordin e prurjeve të tij në fundjavë.

”Jemi duke u përballur me përmbytjet më të këqija të historisë”, paralajmëroi kryeministri Viktor Orban, i cili i bëri thirrje banorëve që të mos rrezikojnë, e të largohen sa më shpejt nga zonat më të rrezikuara. Lumi i dytë më i gjatë i Europës, Danubi, pritet që të arrijë lartësinë e tij maksimale në kryeqytetin hungarez, Budapest, gjatë ditëve të ardhshme. Një gjendje urgjence kombëtare është deklaruar dhe me mijëra vullnetarë punuan për të ndërtuar barrikada mëngjesin e së premtes. Niveli i ujit të Danubit në shtratin e tij në qytet pritet të arrijë deri në 8.85 metra thellësi, 25 centimetra mbi rekordin e vendosur më parë gjatë 2006-s. Harta e lumenjve te dale nga shtrati ne Europe, marre nga BBC Nëse prurjet do të jenë të tilla, do të jetë e pashmangshme që disa prej pjesëve qëndrore të Budapestit të përfundojnë nën ujë. Aktualisht, një situatë e vështirë është krijuar prej Danubit edhe në Austri. Në Gjermani, lumi i Elbës ka përmbytur disa qytete, midis të cilëve Dresdenin, Hallen dhe Pasaun, ndërsa në Republikën Çeke, Vistula ka dalë nga shtrati i tij në kryeqytetin Pragë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›