E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Zhvillim infrastruktures rrugore

Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës në mitingun e organizuar në Çorovodë, ku u prezantuan edhe kandidatët e Partisë Demokratike për këtë zonë premtoi zhvillim të infrastrukturës rrugore të kësaj pjese të Shqipërisë.

Kryeministri premtoi lidhjen me rrugë të standardeve të larta të Çorovodës me Përmetin, Korçën e Gramshin, si dhe përfshirje në trajektoren e projektit TAP. Duke folur para mbështetësve, Berisha premtoi mbështetje për turizimin e kësaj zone, me qëllim shfrytëzimin e potencialeve të Tomorrit dhe kanioneve të famshme të këtyre anëve. “Ne tani po ecim drejt Permetit, shume shpejt do ecim drejt Tomorrit dhe ate do ta bejme te njohur ne Evrope dhe Bote per potencialin e tij te jashtezakonshem turistik. Te bejme gjithcka per te shfrytezuar potencialet e jashetzakonshem turistik te Malit te Tomorrit”, tha ai. / Top ChannelZgjedhjet 2013
Rama: Monumentet kulturore drejt shkatërrimit
Berisha: Ligj për rrogën e 13-të
“Punësimi do të jetë prioritet”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›