Hungari, presidenti Schmitt refuzon të japë dorëheqjen
Hungari,opozita vijon me manifestime ku kërkohet dorëheqja e presidentit Schmitt pasi ai është përfshirë kohët e fundit në një skandal.
Presidenti Pal Schmitt ditën e djeshme është shfaqur në televizion ku ka deklaruar hapur refuzimin e tij për të dhënë dorëheqjen, presidenti në këtë mënyrë nuk bën gjë tjetër vecse thellon krizën e cila ndan vendin prej kohësh.
Schmitt akuzohet se ka kopjuar temën e doktoraturës në kohën kur ai ishte student në universitetin Semmelweis papara njëzet vjetësh.
Presidenti Schmitt i përfshirë në këtë skandal ka deklaruar se pozicioni i tij si president nuk ka të bëjë fare më çështjen e doktoraturës, për të cilën çështje ai deklaron se faji nuk është i tij por i profesorëve që nuk e kanë zbuluar.
Këto deklarata në fakt vijnë pasi presidenti fillimisht e ka mohuar se ka kopjuar temën e doktoraturës, mirëpo universiteti Semmelweis, pasi ka ngritur një komision të posaçëm për verifikim, i ka tërhequr titullin doktor presidentit Pal Schmitt.
Sipas universitetit tema e doktoraturës gjitha e kopjuar, kështu që ajo çka ka mbetur për të bërë ka qenë pikërisht tërheqja e titullit doktor, një ngjarje e cila ka krijuar akoma më shumë pakënaqësi jo vetëm në opozitë por edhe brenda radhëve të partisë në pushtet, forca politike e kryeministrit Orban i cili është edhe tutori i presidentit Schmitt.
(ar.si/BalkanWeb)