E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza tërheq 30 dosje kontroll psiqik Gushit

Të tjera rreth shkrimit "Vrisja kë më vononte" VIDEO Opozita: Arrestimi farsë, jo vrasësi real VIDEO - Dëshmia, ku dhe si jetonte Viktor Gushi SONDAZH - E ndjeni veten të pasigurtë në Tiranë? TIRANE - Viktor Gushi, është kthyer tashmë në një "specie" studimi nga policia dhe prokuroria, pasi përgjatë dy intervistave të mara, ai ka treguar detaje të tjera, rreth grabitjeve që ka kryer. Duke qënë se përmend data të ndryshme dhe tregon veprime konkrete që ka bërë në teren, dje prokuroria e Tiranës ka urdhëruar policinë ti verë në dispozision rreth 30 dosjet e ngjarjeve, që janë pohuar nga 37 vjeçari i arrestuar.

Sipas burime të akuzës së kryeqytet kjo bëhet me qëllim për të mbledhur sa më shumë prova si dhe për të parë sinqeritetin e dëshmisë së dhënë në polici nga Viktor Gushi. Veç të tjerash,janë sekuestruar dhe katër bluza, me të cilat rezulton se ka qënë i veshur në 4 grabitje bankash.

Ndërkohë që përgjatë ditës së djeshme, autorit të vrasjes së arkëtares Leonora Kaloci dhe argjendarit Rrapo Sinanaj i janë marë kampione gjaku dhe urine, për ti bërë analizat nga ku do të mësohet nëse ai është përdorues droge ose jo. Gjithashtu në kuadër të hetimeve intensive rreth kësaj çështje, prokuroria ka urdhëruar që grabitësi serial ti nënshtrohet një ekspertize psikologjike, për të parë nëse ai vuan mënderisht dhe nëse është i ndërgjegjshëm për veprimet agresive që kryen.

Pritet që ditën e dielë, organi i akuzës ti drejtohet me një kërkesë gjykatës së Tiranës, ku do kërkojë masën e sigurisë të arrestit në burg për 37 vjeçarin Viktor Gushi.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com)
(eq/im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›